Dy kartona te verdhe te marre njeri pas tjetrit brenda nje harku kohor prej 20 sekondash ne minutat e fundit te ndeshjes me Luftetarin, kane penalizuar jo pak mbrojtesin Renato Malota, por edhe ekipin e Vllaznise.
Shtatelarti lezhjan si rrjedhoje jo vetem e la skuadren me 10 futbolliste ne fundin e ndeshjes se Gjirokastres, por do te mungoje edhe ne takimin e rradhes ne Korçe ndaj Skenderbeut dhe padyshim qe kjo eshte nje humbje e madhe per kuqeblute pasi dihet pesha e ketij lojtari ne formacionin kuqeblu.
Ka qene minuta e 85-te e ndeshjes kur Mehmetllari i Luftetarit ndermori nje aksion deri ne hyrje te zones se Vllaznise, aty ku i ka dale perpara Malota duke ia shkeputur topin nga kembet, por lojtari gjirokastrit ne ato momente e ka goditur keq kundershtarin e tij.
Si rrjedhoje arbitri Muskaj i ka treguar menjehere kartonin e verdhe Mehmetllarit, por duket se edhe reagimi i Malotes ndaj vendimit te arbitrit nuk ka qene korrekt dhe per rrjedhoje, sapo eshte ngritur ne kembe, eshte ndeshkuar me karton te verdhe.
Nderkohe gjate largimit nga fusha i shoqeruar nga pjestaret e stafit mjekesor Mesi e Ferhati, Malota ka vazhduar qe me disa gjeste te shprehe pakenaqesine e tij ndaj arbitrit, i cili nuk ka ngurruar te vrapoje drejt tij e t’i tregoje edhe te verdhen e dyte dhe me pas edhe te kuqen.
Malota ne kete menyre i ka bere nje dem jo te vogel ekipit sepse mungesa e tij ne ndeshjen e rradhes padyshim qe do te ndihet ne mbrojtjen e Vllaznise.
www.shkodrasport.com