Ne gjysmen e pare te sezonit ka qene nder futbollistet me te mire te Vllaznise teksa ka treguar garanci ne repartin e prapavijes. Renato Malota ka mbushur dy vjet qe eshte bere pjese e kuqebluve dhe do te vijoje te jete serish.
Ditet e fundit ai shfaqi nje problem te vogel shendetesor por sipas vete atij, tashme çdo gje ka kaluar dhe per rrjedhoje ai po stervitet normalisht dhe madje ka luajtur edhe ne miqesoren e sotme ndaj Pogradecit.
Ne nje interviste te dhene per “Panorama Sport” mbrojtesi me pervoje ka folur edhe per ecurine e metejshme te skuadres kur ka deklaruar: “Faza qe po zhvillojme ne Oher po na ndihmon shume pasi ketu jemi edhe me te perqendruar tek stervitja dhe regjimi ka ndikimin e vet pozitiv.
Keto jane gjera shume te rendesishme per t’u rritur si ekip ne aspektin fizik. Me ardhjen e Adilit mendoj se drejtuesit kane vepruar mire pasi rrit konkurrencen ne çdo repart. Sezoni eshte i gjate dhe do te kete vend per te gjithe per te treguar vlerat e veta”.
Nderkohe i pyetur ne lidhje me objektivat e ekipit ne gjysmen e dyte te sezonit, Malota eshte pergjigjur: “Nese drejtuesit bejne goditjet e duhura ne merkato, pikerisht ne vendet ku skuadra ka nevoje, mendoj se do te shihni nje Vllazni pretendente per Kupat e Europes.
Uroj te afrohen ata lojtare qe ne kemi nevoje dhe qe ne dy fazet e para eshte pare qarte se ku kemi çaluar. Nese nuk afrohen lojtaret e duhur, padyshim qe do te vuajme perseri ne fazen sulmuese dhe do te jemi duke luftuar per mesin e tabeles dhe jo me lart. Une uroj qe te ndodhe ndryshe dhe te gjithe te shohim nje Vllazni qe nuk eshte pare te pakten keto vitet e fundit.
Nderkohe kemi objektiva edhe ne kupe ngaqe siç dihet, per ta fituar kete trofe nuk duhen shume ndeshje. Do te ishte diçka shume e bukur nese fitojme Kupen kete vit. E kam thene edhe ne intervista te tjera dhe po e perseris, qe kjo varet shume nga merkatoja e ketij muaji”.