Ne sezonin e kaluar ka dhene shume pak kontribut per Vllaznine edhe per shkak te demtimeve qe ka kaluar por sezoni aktual duket krejt ndryshe per mbrojtesin Renato Malota.
Ne te kater ndeshjet e luajtura deri me tani, ai eshte shfaqur ne rolin e liderit tek skuadra shkodrane duke udhehequr jo vetem repartin e mbrojtjes por edhe me tej.
Eksperienca e madhe qe ai ka, e ka ndihmuar ne kete drejtim dhe kete gje me shume se kushdo tjeter po e ndjen edhe Dajan Shehi qe po luan me te ne qender te mbrojtjes sepse me Maloten “i ka shpatullat e ngrohta”.
Edhe ne Durres ne ndeshjen e fundit, mbrojtesi lezhjan tregoi personalitet ne fushe duke udhehequr skuadren dhe sidomos ne 40 minutat e fundit kur Vllaznia mbeti me 10 futbolliste ne fushe dhe Teuta e shtoi presionin ne kerkim te golit te avantazhit, kuqeblute nuk u lekunden per asnje moment, fale edhe sigurise qe transmetonte Malota tek te gjithe futbollistet.
Pikerisht per shkak te kesaj paraqitje, “sportekspres” e ka zgjedhur ate ne formacionin me te mire te javes, i vetmi nga Vllaznia ne kete 11-she. Kjo padyshim qe do te jete nje motiv me shume qe ai te vazhdoje edhe me tej me te tilla paraqitje.
www.shkodrasport.com