Vllaznia aktualisht ndodhet ne vendin e tete te renditjes sa i takon pikeve te grumbulluara ne keto 13 jave kampionat, nderkohe qe nje renditje tjeter, ate te golave te pesuar, renditet e pesta.

Kuqeblute kane pesuar 11 gola deri tani (disa plotesisht te evitueshem) dhe renditen pas Teutes, Partizanit, Kukesit dhe Bylisit. Me shume sesa ata kane pesuar pese ekipet e tjera, Skenderbeu, Laçi, Tirana, Luftetari dhe Flamurtari.

Nje merite per kete ecuri padyshim qe ka edhe dyshja e qendres se mbrojtjes e perbere nga Renato Malota dhe Dajan Shehi. I pari ka pervojen e madhe ne futbollin shqiptar ndersa i dyti vrullin rinor dhe duket se jane nje dyshe qe kane plotesuar me se miri njeri- tjetrin.

Per Maloten padyshim qe kjo forme e cila po tregon, nuk eshte rastesi sepse edhe me ekipet e meparshme e ka treguar kete gje. Nderkohe Shehi eshte vetem 22 vjeç dhe me afrimin e tij ne fillim te sezonit, vete drejtuesit e Vllaznise mbase e menduan nje “bast” me vete, ndoshta edhe duke e piketuar si futbollist rezerve, por ai po tregon vlera.

Kuptohet qe ka ende per t’u permiresuar megjithate duke patur perkrah nje lojtar me shume pervoje si Malota, padyshim qe e ka patur te lehte te ambjentohet dhe te pretendoje per te rritur me shume nivelin e tij.

Me siguri qe edhe ne ndeshjet e ardhshme kjo dyshe do te ofroje garanci per prapavijen e Vllaznise, ndonese ata nuk jane vetem por bashkepunojne me portierin Sherri, mbrojtesit Gurishta, Marku etj dhe te gjithe jane te vendosur per te arritur objektivin qe skuadra ka per kete sezon.
www.shkodrasport.com