Portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili, do t’i bashkohet Liverpool verën e ardhshme, në një transferim nga Valencia që tashmë është zyrtarizuar. 24-vjeçari konsiderohet si një nga portierët më të mirë të së ardhmes.

Në një intervistë, ai i ka dërguar një mesazh portierit aktual të “reds” Alisson, duke i thënë se do të kërkojë të luftojë për vendin e titullarit në “Anfield” kur të transferohet nga Valencia këtë verë.

Unë do të shkoj në Liverpool për të luftuar për vendin e titullarit. Do të shkoj atje për të stërvitur sa më mirë dhe të tregoj aftësitë e mia. Më pas nuk e di se çfarë do të vendosin për portën”, tha Giorgi Mamardashvili./telesport/