Rei Manaj me shumë mundësi do e lërë Barcelona B këtë verë, duke qenë se nuk ka arritur të gjejë hapësira në ekipin e parë dhe i duhet të luajë në një ligë më prestigjoze se Segunda Divizion. Ditë më parë u raportua se Verona është pranë nënshkrimit me të, por gjithçka ndryshoi kur klubi i Kumbullës u shënjestrua te një tjetër shqiptar, Andi Zeqiri.
Më parë kishte një interes sipërfaqësor edhe nga Udineze, por vetëm aq. Manaj tashmë duhet të shqyrtojë alternativa të tjera, teksa nga Spanja raportojnë se një klub nga La Liga 2 interesohet për Manajn.
CD Kastejon, i sapongjitur në La Liga 2 është vënë në gjurmët e sulmuesit të Barcelona B dhe kombëtares sonë.
Barcelona pagoi rreth 900 mijë euro për Manajn, ndërsa për shitjen e tij pritet që katalanasit të kërkojnë të paktën 1 milionë. Kontrata e lushnjarit përfundon në vitin 2023 dhe Kastejon do duhet të drejtohet me një ofertë tunduese për të bindur katalanasit. /vipsport/