Rei Manaj ka qenë prezent në ditën e djeshme teksa Barcelona B ku aktivizohet lushnjari, mposhti Valadolid Promesas me rezultatin, 3-2. Ndeshja ishte e vlefshme për play off të Segunda Division, ndërsa pas këtij suksesi blaugranat kalojnë në gjysmëfinale.

Sa i përket, sulmuesit të kombëtares, Manaj nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës edhe pse ishte mjaft aktiv në fushë, madje në një rast ishte portiere kundërshtar që e ndali pas një goditje me kokë.

Kujtojmë, se Manaj në këtë sezon disa herë është stërvitur me ekipin e parë të Barcelonës dhe ia ka dalë gjithashtu të grumbullohet me ta për takime zyrtare. Në fakt, ai është edhe objektivi i Manaj, që nëpërmjet ekipit B të mund të bjerë në sy të katalansve të mëdhenj. /VipSport/