Mançester Junajtid ka vendosur të tregohet bujar me 3000 punonjësit e klubit, duke u siguruar atyre rrogat edhe në rast se pjesa e mbetur e ndeshjeve të kampionatit do të luhet me dyer të mbyllura..

Administratori i deleguar i “Djajve të kuq”, Eduard Uduard, siguroi stafin e tij se sido që të vijojë kampionati, klubi ka akorduar 1 milion paund për rrogat e tyre derisa të zgjasë kriza e Koronavirusit.

Sot Premier Liga vendosi që ta shtyjë afatin e pezullimit të saj nga data 3 prill deri në 30 prill,

ndërsa tha se nuk ka një datë për mbylljen e sezonit dhe ai mund të shtyhet përtej 30 qershorit, që UEFA ka vendosur si afat fillestar.