Mançester Siti ka fituar sot lehtësisht në ndeshjen e tij në Belgjikë ndaj Klyb Bryzh, për të vënë përsëri nën trysni PSG-në në garën për vendin e parë në Grupin A.

Skuadra e Guardiolës dominoi me lehtësi përballë vendasve, duke gjetur golin me Kanselo e më pas dyfishuar shifrat me Mahrez para fundit të pjesës së parë falë një penalltie.

Në fraksionin e dytë të lojës ishte Uoker i cili tundi rrjetën ndërsa më pas i riu Palmer dhe përsëri Mahrez çuan shifrat në 5-0. Vanaken në fund shënoi atë që ishte goli i flamurit për skuadrën vendase.

Ndërkohë, në Grupin C, Sporting Lisbona fitoi 4-1 në fushën e Beshiktash, duke hedhur kandidaturën si skuadra që mund të rivalizojë me Borusia Dortmund e Ajeks për kualifikimin e mëtejshëm nëse ndonjë nga këto ekipe do të rrëshqasë në sfidat në vijim.

GRUPI A
KLUB BRYZH-MANÇESTER SITI 1-5
81′ Vanaken / 30′ Kanselo, 43′ (p), 84′ Mahrez, 53′ Uoker, 67′ Palmer

GRUPI C
BESHIKTASH-SPORTING 1-4
25′ Larin / 16′, 27′ Koates, 43′ (p) Sarabia, 89′ Paulinjo