Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, foli për “BBC Match of the Day” pas fitores kundër Uest Hamit me rezultatin 4-1 në shtëpi.
“Është më bukur të fitosh, por ne ende nuk jemi si më parë për arsye të ndryshme. Rezultati do të na ndihmojë. Ne luftuam. Por është një lehtësim. Etika e punës ishte e pabesueshme, por tani le të përshpejtojmë gjithçka.
Kemi pasur vështirësi me rezultatet kohët e fundit, por dy fitoret e fundit kanë qenë pozitive dhe ne nuk kemi humbur në tre ndeshje. Unë do të thoja një muaj e gjysmë në formë të dobët në krahasim me tetë vjet nuk është keq. Savinjo ka qenë i shkëlqyer”.
Për ta mbyllur rëndësinë e autogolit për mbarëvajtjen e ndeshjes: “Absolutisht, ishim me fat me golin e parë. Ata ishin më të mirë në minutat e para, mund të bënin 0-1 ose 0-2. Goli i dytë na ndihmoi, ishte një gol i jashtëzakonshëm, por ne ende nuk jemi si më parë”.