Mançester Siti ka shpenzuar mbi 730 milionë paund për të ndërtuar ekipin aktual, por i ka çuditur të gjithë sot kur në fushën e Bërnlit për ndeshjen e Premier Ligës është paraqitur me vetëm 17 futbollistë, duke lënë një vend bosh në stol.
Trajneri Pep Guardiola u justifikua duke thënë se nuk kishte mjaftueshëm lojtarë për këtë sfidë dhe preferoi të mos merrte as futbollistë të akademisë me vete, në një situatë absurde duke llogaritur që kjo skuadër kryeson kampionatin.
Ekipi i Guardiolës dominoi në lojë dhe raste të krijuara, duke gjetur golin e avantazhit me Danilon kur regjistrohej minuta e 22-të e ndeshjes.
Por më pas ‘qytetarët’ shpërdoruan shumë raste, edhe nga ato me portën e boshatisur si ai i Stërling në minutën e 71-të, ndërsa u ndëshkuan nga vendasit të cilët ishin insistues dhe realizuan barazimin përfundimtar 1-1 me Gudmundson në minutën e 82-të. /vipsport/