Mançester Siti arriti të mundte Çelsin me rezultatin 1-0, duke festuar titullin kampion me një fitore e cila, në fakt erdhi nga ekipi i dytë i Mançester Sitit.

Duke qenë se “qytetarët” e kishin fituar titullin një ditë më parë pas humbjes së Arsenalit, trajneri Pep Guardiola mendoi që të aktivizonte futbollistë me më pak minuta teksa lojtarët kryesorë ishin lënë në stol për të shijuar këtë trofe.

Por, stoli i Mançester Sitit kishte një vlerë të jashtëzakonshme.

Plot 500 milionë paundë kushtonin futbollistët që ishin në stol në ndeshjen ndaj Çelsit, vlerë kjo që shumë klube nuk e arrijnë në totalin e vlerës së tyre.