Manchester City ka konfirmuar transferimin e parë për merkaton e ardhshme të verës.Ai është Zack Steffen, i cili do të kalojë në fund të sezonit në ishullin britanik.
Portieri do të transferohet nga klubi Columbus Crew SC që luan në Major League Soccer i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për 23-vjeçarin e talentuar, Manchester nuk do të jetë stacioni i parë në futbollin Europian.
Në janar të vitti 2015 deri në korrik të 2016-ës lojtari i përfaqësueses amerikane ka luajtur te skuadra e Bundesliga-s SC Freiburg.