Manchester City raportohet se po synon të shpenzojë afër 170 milionë euro në përpjekje për të transferuar dy lojtarë nga i njëjti klub. 

Ky sezon ka qenë poshtë pritshmërive për Cityn deri më tani, pasi ata momentalisht gjenden në pozitën e dytë në Ligën Premier, me 15 pikë mbrapa Liverpoolit. 

Në Ligën e Kampionëve, të besuarit e Pep Guardiolës përfunduan jashtë top tetëshes më të mirë dhe tani do të takohen me kampionin në fuqi Real Madridin. 

Si rezultat i sezonit të tyre të dobët, City e pati me patjetër që të intervenonte gjatë afatit kalimtar të janarit. Lojtarë si Vitor Reis, Abdukodir Khusanov, Omar Marmoush dhe Nico Gonzalez, u transferuan për të rritur kualitetin në ekipin e Guardiolës. 

Sidoqoftë, tashmë është raportuar se City po synon të përforcohet edhe në verë dhe ata do tentojnë transferimin e dy yjeve të Bayer Leverkusenit.  Siç ka bërë me dije Caught Offside, City po monitoron nga afër dyshen Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong. 

Është sugjeruar se kampioni në fuqi i Anglisë e ka pozicionuar më së miri veten për të transferuar këtë dyshe e cila do t’i kushtonte atyre afro 170 milionë euro. 

Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi ata do të përballen me konkurrencë nga ekipe të tjera si Arsenal, Liverpool, Real Madrid, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain./Telegrafi/