Manchester City ka lënë menjëherë pas krahëve kritikat pas ndeshjes ndaj Arsenalit dhe gjithashtu pasi një mori mesazhet negative erdhën edhe në drejtim të Haaland, duke fituar 4-1 ndaj Aston Villa-s së Unai Emery, e cila rezistoi vetëm një pjesë loje deri sa Manchester City vulosi gjithçka.

Fantastik këtë mbrëmje ka qenë Phil Foden me 3 golat e tij teksa goli i parë dhe ai që hapi sfidën erdhi me anë të Rodrit.Duran barazoi përkohësisht për miqtë, por dominimi i djemve të Guardiola-s i shte absolut dhe erdhën edhe 3 gola të tjerë me Foden që i dhanë fund çdo shprese të Aston Villa-s.

Në sfidën tjetër, veç fitores së Arsenalit 2-0 ndaj Luton, Brentford dhe Brighton, dy ekipe që janë mësuar të luajnë hapur, barazuan me rrjeta të paprekura.

Phil Foden është lojtari i pestë që arrin 20+ gola dhe 10+ asistime ndërsa luan për një skuadër në pesë ligat e mëdha të Evropës këtë sezon (të gjitha garat), me katër nga këta pesë lojtarë anglezë (Kane, Bellingham, Watkins dhe Foden).