Manchester City duket në krizë rezultatesh. “Qytetarët” pësuan humbjen e katërt radhazi, pasi u mposhtën me përmbysje nga Brighton me rezultatin 2-1.
Skuadra e Guardiolës e mbylli pjesën e parë në avantazh minimal, pas golit të Haaland në minutën e 23-të, por në pjesën e dytë u përmbysën.
Nderkohe ne minuten e 66-te ka hyre ne fushe sulmuesi me origjine nga Shkodra, Brajan Gruda i cili ka zene vendin e Rutter. Si rrjedhoje edhe ai ka dhene kontributin e tij ne permbysjen e shifrave.
Golat e Joao Pedro në minutën e 78-të dhe O’Riley në minutën e 83-të, i dhanë fitoren vendasve. Me këtë humbje, City mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Brighton ngjitet në vendin e katërt me 19 pikë.