Niko Gonzalez do të jetë lojtari më i ri i Manchester Cityt. Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, tregon se operacioni për ta afruar nga Porto do të kushtojë 60 milionë euro në total.
23-vjeçari spanjoll ka dalë nga Barcelona, që zotëronte kartonin e tij deri në verën e vitit 2023. Më pas ishte Porto që pagoi rreth 9 milionë euro, për ta blerë nga katalanasit.
Kjo do jetë eksperienca e parë për Gonzalez në Angli. Siti ka treguar në këtë merkato se nuk kursehet për dëshirat e Guardiolës.