Drejtori sportiv i Manchester City-t, Tziki Begirstain, ka komentuar shortin e Champions Leagues që i ka vënë përballë Real Madrid-it.
“Nëse duam të jemi më të mirët duhet t’i mposhtim ata. Është gjithmonë kënaqësi të luajmë kundër Real Madrid-it. Ne jemi të lumtur që do të luajmë atje dhe do të përballemi me Realin.
“I njohim shumë mirë, por dhe ata e dinë se ata na njohin dhe trajnerin tonë. Kënaqësi të shohësh një duel ndërmjet trajnerit më të mirë në botë dhe Real Madrid-it”, – tha ai.