Manchester City po kalon nëpër një krizë të madhe të rezultateve këtë edicion, gjë që nuk i kishte ndodhur moti kohë. Skuadra e Pep Guardiolas është aktualisht 11 pikë prapa liderit Liverpool dhe ka dy ndeshje pak më pak.

Problemi më i madh është dëmtimi i fituesit të Topit të Artë, Rodri, i cili ka lënë një boshllëk të pariparueshëm në mesfushë.

Guardiola nuk e fsheh në konferencat për shtyp se klubi do të kërkojë zgjidhje të reja dhe kështu do të përpiqet të rifreskojë skuadrën. Mediat angleze shkruajnë se një emër spikati në krye të listës së Cityt.

Është sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush që City duket se e ka siguruar atë.
Egjiptiani është aktualisht një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe ka 18 gola dhe 12 asistime në 24 ndeshje këtë sezon.

Vlera e tij u trefishua në vetëm gjashtë muaj dhe tani shkon në 60 milionë euro. Marmoush mbërriti në Gjermani nga klubi Wadi Degla në vitin 2017, konkretisht në Wolfsburg, ku nuk arriti të bënte përshtypje dhe Eintracht e solli falas në verën e 2023.

Në sezonin e parë ai kishte 17 gola dhe gjashtë asistime, ndërsa tani ka vazhduar të përparojë me shpejtësi.

Mediumi Caught Offside shkruan se transferimin e tij nuk duhet ta presim në janar, por City është kandidati kryesor për të sjellë egjiptianin verën e ardhshme për 70 milionë euro. /Telegrafi/