Manchester United ka transferuar supetalentin 17-vjeçar nga Republika Çeke Matej Kovar. Ai shihet si ylli i sëa ardhmes.Portieri i ri do t’i bashkohet akademisë së United, pikërisht moshave U-18.

Djajtë e Kuq kishin kohë që vëzhgonin Kovar. Skautët e klubit e kanë parë në disa raste teksa luante me FC Slovacko të Çekisë këtë sezon.
Marrëveshja përfundimtare nuk ka ardhur akoma për shkak të vizës së punës që kërkon Anglia, por nuk mendohet se do të ketë probleme për Kovar.

Ai pritet të shpërngulet në Mançester dhe të fillojë menjëherë stërvitjen me klubin.