Manchester United është gati të bëjë një ofertë për të nënshkruar me mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, thotë “Diario Gol”.
Jose Mourinho është i prirur për të afruar një qendërmbrojtës të ri në verë dhe ka identifikuar Varane si njeriun kryesor për të stabilizuar prapavijën e tij.
Mësohet se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të ishte i gatshëm ta shiste francezin ndërkombëtar, nëse Manchester United do të ofrojë 60 milionë euro në fund të sezonit.
Natyrisht, drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” e dinë se duhet të paguajnë një çmim të lartë për të përmbushur dëshirën e tyre.
Sekretariati teknik i “Los Blancos” nuk e konsideron Varane një nga të paprekshmit, ndaj është i gatshëm ta shesë atë, nëse shuma që marrin iu shërben, ndër të tjera, për të forcuar mbrojtjen.
Real Madridi ka nevojë për “qendra” të reja. Ashtu siç flasim për dështimet dhe performancën e ulët të sulmuesve këtë sezon, brenda klubit madrilen janë shumë të shqetësuar për situatën në mbrojtje.
Planifikimi i dobët i sporteve verën e kaluar ka shkaktuar që, në shumë takime, prapavija të jetë pika e dobët e skuadrës.
Në qendër të mbrojtjes Zidane ka katër lojtarë sot: Sergio Ramos, Varane, Nacho dhe Vallejo. Në lidhje me Ramos, Florentino është shumë i qartë se ai ka edhe dy vjet në nivelin më të lartë, ose pak më shumë.
Nacho është një i ri me të ardhme, ndërsa Vallejo ka treguar se nuk ka nivelin që të jetë zëvendësues. Prandaj, në zonën fisnike të “Bernabéu” ecin si të çmendur në kërkim të dy “bimëve të reja” për vitet e ardhshme.
Njëri prej tyre është Leonardo Bonucci. Mbrojtësi qendror i Milanit është një nga më të mirët në Europë. Ka vjetërsi, cilësi dhe shumë “paketim”./telesport/