Pritshmëritë kanë qenë të mëdha te Manchester United me ta emëruar Ruben Amorimin në postin e trajnerit, por gjërat në realitet nuk janë mirë.

Tekniku portugez ka 23 ndeshje në krye të Djajve të Kuq, teksa ka marrë 11 fitore, tre barazime e ka pësuar nëntë humbje në të gjitha garat.

The Sun raporton se Manchester United do t’i duhet t’i paguajë Ruben Amorimit 12 milionë funte nëse e shkarkojnë atë këtë verë, për shkak të një klauzole që siguron që ai të marrë pjesën e mbetur të kontratës.

Stafi i tij  do të kompensohej gjithashtu, duke e çuar koston totale të largimit në 20 milionë funte.Pavarësisht tetë humbjeve në 16 ndeshje të Premierligës, nuk ka asnjë indikacion që pronari i pjesshëm Sir Jim Ratcliffe planifikon të shkarkojë trajnerin portugez, i cili iu bashkua në nëntor. Megjithatë, nëse rezultatet përkeqësohen, goditja financiare do të ishte e rëndësishme.

Llogaritë e fundit të United zbulojnë një borxh të klubit prej 1 miliard funteve, duke përfshirë 300 milion funte në tarifat e papaguara të transferimeve.

Klubi po konsideron shitjen e klauzolave ​​të shitjes për ish-lojtarët si Scott McTominay dhe Mason Greenwood për të lehtësuar tendosjen financiare. /Telegrafi/