Ka përfunduar një edicion për tu mbajtur mend në Premier Ligën angleze me Manchester Cityn kampion në javën e fundit dhe me ekipet angleze që gjenden në finalen e Championsit (Liverpool dhe Tottenham) dhe finalen e Europa Leagues (Arsenal dhe Chelsea), shkruan Gazetasheshi.com.

Por, ky sezon për Manchester United ka qenë i tmerrshëm.Sikurse nuk mjaftuan telashet që i patën me Jose Mourinhon në fillimin e kampionatit, përfundimi i tij ishte po aq i tmerrshëm.

“Djajtë” edicionin e ardhshëm do të luajnë në Europa League, pasi që këtë edicion ishin larg titullit kampion dhe larg Championsit.

Plot 32 pikë larg kreut të tabelës, diçka e pa imagjinueshme më parë në kohën e Sir Alex Ferguson.

Madje “djajtë” humbën ndeshjen e fundit të edicionit nga ekipi që ra nga liga, Cardiff City me rezultat 0-2.

Thjesht e pabesueshme, por nëse i shikojmë statistikat atëherë asgjë nuk duket e pamundur, pasi që United këtë edicion ka arritur vetëm dy herë të ruaj portën e paprekur.Manchester United e përfundoi një sezon ku më afër ishte rënies nga liga se titullit kampion.

https://twitter.com/hussainimk/status/1127613533687037952?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1127613533687037952&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.gazetasheshi.com%2Fmanchester-united-mbyll-sezonin-me-afer-renies-nga-liga-se-titullit-kampion%2F