Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla është kthyer në shënjestrën e preferuar të disa klubeve të njohura europiane.
Edhe pse vetëm 19 vjeç, qendërmbrojtësi i Veronës ka bërë kureshtarë Interin, Juventusin, por së fundmi dhe Manchester United.
Media lokale veroneze, “L’Arena”, shkruan se një emisar i “Djajve të Kuq” ka ndjekur takimin miqësor të 25 korrikut Hofenhaim-Verona në Gjermani, sfidë në të cilën u aktivizua dhe futbollisti kuqezi.
Megjithatë, kjo mbetet vetëm një hipotezë paraprake teksa Kumbulla është i përqendruar te kampionati italian me Veronën.
Ai është produkt i akademisë verdheblu dhe ka bërë që shumë media të huaja të flasin për të./syri/