Manchester United është gati për një tjetër revolucion në merkato dhe këtë herë synon ta bëjë këtë duke u përpjekur të sjellë në shtëpi një lojtar të kalibrit si Raphinha.
Sipas asaj që u raportua në shtypin spanjoll, klubi anglez do t’i kishte ofruar klubit blaugrana 70 milionë euro për brazilianin, që po shkëlqen këtë sezon me Barçën.
Raphinha ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 27 ndeshje që ka luajtur në kampionat këtë sezon, pa harruar 11 gola dhe 5 asiste në Champions League.