Manchester United po planifikon të bëjë një goditje të bujshme në merkaton e verës, “Djajtë” kanë përgatitur një ofertë 135 milionë euro për yllin e Leipzig, Xavi Simons.
Simons, i cili u largua nga PSG për t’u bashkuar me Leipzig verën e kaluar, por që ble ërfundimisht për 50 milionë euro nga klubi gjerman në erkaton e janarit, është një nga futollistët më premtues të momentit.
“Djajtë” po kërkojnë të përforcohen me lojtarë të rinj dhe që shihen si investim afatgjatë dhe mesa duket Xavi Simons është pikërisht profili që ata po kërkojnë.
Pavarësisht ofertës shumë ujare të United, Leipzig nuk e ka me nxitim ta shesë 21-vjeçarin. Klubi gjerman është i kënaqur me performancën e Simons dhe e di se vlera e tij do vazhdojë të ritet nga sezoni në sezon./telesport/