Italia do të luajë mbrëmjen e sotme biletën për në çerekfinalet e Euro 2020, teksa përballen në Uemblej me Austrinë.

Axurrët janë në një formë të shkëlqyer dhe shihen favoritët absolutë për të kaluar më tej, megjithatë trajneri Roberto Mançini kërkon t’i marrë parasysh të gjitha dhe të mos surprizohet.

Ndaj, stafi teknik i të kaltërve ka zgjedhur edhe pesë futbollistët që do të godasin penalltitë e para, në rast se ndeshja nuk zgjidhet për 90 apo 120 minuta.

Kështu, i pari që do të marrë përgjegjësinë është Zhorzhinjo, më pas Imobile, Açerbi, Berardi dhe në fund Bonuçi. Ndërkohë, bën habi fakti se Insinje është jashtë kësaj pesëshe dhe pritet të jetë vetëm i gjashti. /VipSport/