Duhej te ishte ne stervitje bashke me ekipin por gjermano- kongolezi Christopher Mandingu nuk ka qene i pranishem as ne seancen e pasdites. Ndonese demtimi i tij nuk duket problematik, ai eshte duke ndjekur procesin e rehabilimit ne menyre qe te kthehet sa me ne forme pas rikuperimit.

Ai mungon ne stervitje prej dites se enjte pasi u demtua ne ndeshjen miqesore me Teuten. Ka qene pikerisht minuta e 17-te e kesaj miqesoreje kur pas nje sprinti drejt portes kundershtare, ka ndjere diçka ne pjesen e prapme te kofshes dhe per rrjedhoje ka kerkuar menjehere zevendesim.

Kjo gje ka vene ne alarm stafin teknik sepse e konsideron nje lojtar shume te rendesishem per Vllaznine e sezonit te ri dhe per rrjedhoje kane autorizuar pjestaret e stafit mjekesor per t’i bere te gjitha ekzaminimet.

Ato jane kryer dhe duket se nuk kemi te bejme me diçka serioze. Megjithate Mandiangu vazhdon te mos stervitet me grupin. Keshtu ka ndodhur edhe ne seancen e pasdites teksa pas grumbullimit te te gjithe lojtareve prane stadiumit, shumica e tyre kane marre rrugen drejt fushes se Golemit, ndersa sulmuesi anesor ka marre rrugen drejt nje prej klinikave private te qytetit.

Aty eshte pritur nga fizioterapisti i Vllaznise Ilirjan Haxhaja i cili vazhdon te merret shume me lojtarin per ta rikthyer sa me shpejt ne formen e duhur ne menyre qe Mandiangu te kape sa me shpejt ritmin e humbur./SHKODRA-SPORT.COM/