Manchester City vazhdon me planet për të kthyer markën e tij në një nga ato me më shumë ndikim në futbollin botëror, duke i shtuar ekipin e shtatë në rang global, menaxhimit nga i njëjti aksioner kryesor.
“City Football Group” zgjeroi investimet në futboll, duke blerë një skuadër kineze që militon në divizionin e dytë në vendin aziatik.
Skuadra, që ka bazën në qytetin e Pandës, në Cengdu; Sichuan Jiuniu u themelua në vitin 2006, ndërsa luan ndeshjet e tij në stadiumin me 27 mijë vende, një kapacitet modest për këtë provincë të madhe.
Pronari i Manchester Cityt ka aksione tashmë në klube të tjera, si Yokohama Marinos në Japoni, Atletico Torque në Uruguaj, Girona të Spanjës, New York City FC në SHBA, Melbourne City Football Club në Australi, si dhe Manchester City në Angli.
Harta e “Citizens” në futbollin global, tashmë është vërtet mbresëlënëse. Synimet me skuadrën kineze janë për të ndërtuar një skuadër të fuqishme, e cila duhet të futet në Superligë. Pronarët kanë paralajmëruar menjëherë shumë transferime dhe një trajner të ri.
Vlera e “City Football Group” në tregun financiar shkon tashmë në rreth 2.5 miliardë paund, një shifër e pamendueshme kur sheikët blenë Manchester Cityn vite më parë.