PSG është duke vepruar me shpejtësi në merkato, ku thuhet se në orët e fundit është pranë marrrëveshjes me Christophe Galtier, teknikun aktual të Nice.
I freskët nga sezoni me Nice, u deshën argumente bindëse për ta liruar nga klubi i Cote d’Azur, rreth 10 milionë euro në sezon.
Ekipi francez po mundohet të ecë përpara me merkaton duke i bërë dhuratë trajnerit të ri dy super goditje në repartin e mbrojtjes dhe të mesfushës.
Objektivi numër një i sheikëve të Parisit është mbrojtësi zikaltër i Interit, Milan Skriniar. Sllovaku kushton shumë, por PSG duket se është i vendosur t’i japë 75/80 milionë euro Interit për shërbimet e tij. Nga ana tjetër, Inter mund ta përdorë Skriniarin si të sakrifikuarin e sezonit, për të arritur më pas te Dybala, Lukaku dhe Bremer.
Goditja e dytë për PSG pritet të jetë Renato Sanches, për të cilin parisienët po përpiqen ta marrin nga duart e Milanit.