Manuel Neuer do të mbetet te Bayern Munichu përkundër zërave për një largim të mundshëm. Portieri gjerman është afër nënshkrimit të një kontrate të re me kampionin e shumëfishtë të Gjermanisë.

Ka qenë drejtori sportiv i bavarezëve Max Eberl që ka konfirmuar këtë për Sky Germany, duke thënë se 38-vjeçari është pajtuar me kontratë të re.

“Të dyja palët do të ishin të lumtura kur të përfundojë. Nuk mund të them ende saktësisht se kur. Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe ka të bëjë me sqarimin e detajeve të fundit”.

Neuer pritet të nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare, gjë që ndoshta do të thotë se ai do të përfundojë në Bayern Munich në moshën 40-vjeçare.

Pavarësisht moshës së tij, portieri 38-vjeçar gjerman është ende i fortë dhe ka arritur ta mbajë 12 herë portën e paprekur në 19 paraqitje me Bayernin këtë sezon. /Telegrafi/