Manuel Nojer është garancia e portës bavareze, teksa edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Arsenalit, bëri paraqitje spektakolare, duke mbajtur portën e paprekur, për herë të 58-të në 138 ndeshje në Champions League.

Falë duelit të sotëm, gardiani gjerman, i cili është shndërruar në një “mur” arriti të tejkalonte rekordin e Iker Kasijasit në Champions, me spanjollin që nuk kishte pësuar gol në 57 duele nga 177 në total.

Gjasat janë të mëdha, që Nojer ta thellojë akoma më shumë këtë rekord në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.