Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi mbrëmë përmes një lidhje me skype ka qenë i pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv”, ku ka folur per shume gjera ne lidhje me ecurine e skuadres.
Interesant ka qenë momenti kur drejtuesi i emisionit Edi Manushi ka dashur ta prezantojë atë, por është ngatërruar me fjalët e tij duke mos e ditur taman funksionin e tij tek Vllaznia.
Për këtë arsye Manushi i ka kërkuar Xhaferit që pikësëpari të sqaronte pozicionin e tij duke i thënë: “Alban a mund të na thuash se çfarë funksioni ke ti tek Vllaznia, president, administrator, sponsor apo çfarë?”
Dhe përgjigja e Xhaferit ka qenë shumë interesant dhe shumë domethënëse: “Unë jam i dashuruar me Vllazninë”./SHKODRA-SPORT.COM/