Mario Manxukiç pritet të zyrtarizohet ditën e sotme në radhët e skuadrës së Al Duhail, në Katar. Sulmuesi kroat do t’i japë lamtumirën Juventusit pas 4 sezonesh e gjysmë (në këtë aktualin ka mbetur jashtë skuadre), pas një akordi të arritur ditën e djeshme për 18 muajt e ardhshëm. 

mario manxukic

Bomberi 33-vjeçar do t’i bashkohet ekipit ku luan një tjetër ish-juventin, Mehdi Benatia, ndërkohë që kampionët e Italisë pritet të arkëtojnë shifrën e 5 milionë eurove nga shitja e lojtarit.

Manxukic

Manxukiç sigurisht që meritonte një “divorc” më miqësor dhe më të bukur sesa ky, pas 162 prezencash dhe 44 golash me ngjyrat e “Zonjës së Vjetër”. Mario u fotografua dje në Katar, ku kreu dhe kaloi vizitat mjekësore me Al Duhail dhe sot pritet të zyrtarizohet nga katariotët./panorama-sport/