Pas disfatës së pësuar ndaj Alaves, në një intervistë për ‘Fox Sports’, trajneri i Sevilla, Vincenzo Montella foli për humbjen në këtë aventurë të re në Spanjë: “Një humbje shumë bezdisëse. Sigurisht mund të kishim bërë më mirë gjatë pjesës së parë dhe duhet të përmirësojmë shpejtësinë e lojës. Në pjesën e dytë kemi patur shumë raste për të barazuar, por nuk ishim as të aftë dhe as me fat.

Ritmi pësoi rënie për shkak të ndërprerjeve të shumta, por ky nuk mund të jetë një justifikim. Nevojitet të punojmë fort dhe shpjet për të ndryshuar gjërat”.

Në lidhje me deklaratat injoruese të Maradonës, të publikuara ditët e fundit, mbi emërimin sipas tij të gabuar të Montellas në krye të Sevillas, ish-trajneri i Milan, Montella deklaroi: “Jo, Maradona mund të thotë atë që dëshiron. Nga ana ime ka vetëm vlerësim dhe konsideratë të lartë për atë si futbollist. Ai ka shnjaru adoleshencën time te Napoli. Çdokush mund të thotë atë që dëshiron, por sigurisht që nuk e pashë si sulm personal, sepse nuk besoj se ai di se si stërvis unë, apo se si kam stërvitur në të kaluarë, ndaj e mora me shumë lehtësi”.