Ndarja nga jeta e legjendes se futbollit boteror Diego Armando Maradona ka marre vemendjen e te gjithe opinionit sportiv ne te gjitha vendet.

Gjate ketyre tre diteve ka patur shume diskutime e reagime, nderkohe qe te gjithe institucionet kane bere edhe nderimet e duhura.

Keshtu ka ndodhur edhe ne Shkoder. Para ndeshjes se kombetareve te femrave ne mes Shqiperise dhe Qipros, futbollistet dhe te gjithe te pranishmit ne stadium kane mbajtur nje minute heshtje ne nderim te kesaj figure te madhe.

Mesohet se ka qene nje udhezim i UEFA-s per ta kryer nje procedure te tille dhe ajo eshte bere para fillimit te kesaj ndeshje, duke nderuar ne kete menyre nje figure te tille si Maradona qe u nda nga jeta dy dite me pare./SHKODRA-SPORT.COM/