Elis Bakaj i ka prishur sot festën Diego Armando Maradonës me kuptimin e plotë të fjalës. Legjenda argjentinase kishte udhëtuar sot drejt Bjellorusisë për t’u bërë shefi ekzekutiv i Dinamo Brest dhe për të ndihmuar klubin të bënte hapin para, por skuadra e tij ka ngecur në shtëpi në një stadium të tejmbushur, përballë ekipit të mesfushorit shqiptar.

Maradona ishte pritur si një yll, i shoqëruar nga mijëra tifozë gjatë gjithë rrugëtimit të tij aag aeroporti, deri në stadium, rrugë të cilën e bëri me nëj makinë mjaft të veçantë që i dhuroi klubi si shenjë mirënjohje që firmosi me të.

Në një stadium të tejmbushur, ku të pranishme kishte edhe shumë media ndërkombëtare, sfida mes Brest dhe Shakhtor Soligorsk pritej me shumë entuziazëm. Por në fushën e lojës, kush ka vënë diktatin ishte vetëm Elis Bakaj me skuadrën e tij.

Soligorsk fitoi me rezultatin 3-1 dhe Bakaj ishte protagonist duke shënuar penalltinë që i dha avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit të tij.

Sigurisht, një “debutim” për t’u harruar për Maradonën, por një kënaqësi jo e vogël për Bakajn që arriti të shfaqte vlerat e tij përpara një prej emrave më të njohur të futbollit botëror. /vipsport/