Diego Maradona njihet si një njeri që ka gjuhën që thyen kocka, pra pa frena, dhe është gjithnjë i sinqertë, kur u përgjigjet kritikave që bëhen në adresë të tij, sidomos, në vendin e tij, Argjentinë.
“Dhe kush më kritikon mua se pi drogë, pikërisht, ata që e pinë atë vetë, madje e kanë pirë edhe me mua, kurse tani na hiqen si të shenjtë.
Sidoqoftë, ata përdorin droga të mira, cilësore. Do të thoni ju se nga e di unë se ata pinë drogë? Fare e thjeshtë, e kanë pirë bashkë me mua!” – deklaroi Maradona, duke shtuar:
“Edhe fëmijët ata i kanë narkomanë dhe unë e kam fjalën për fëmijët e politikanëve dhe të presidentëve të kompanive të mëdha që e ngrejnë zërin më shumë se të tjerët,
kur është fjalë për të më kritikuar mua, duke më sjellë si shembull të keq. Ata nuk janë asgjë tjetër, veçse hipokritë”, vuri në dukje Maradona.