Ka përfunduar takimi i mbrëmjes në La Liga mes Espanyol dhe Real Madrid. Madrilenët kanë ngelur të shtangur nga ekipi i Marash Kumbullës.
Në Barcelonë klubi i shqiptarit ka arritur të triumfojë pabesisht ndaj kryeqytetasve të Spanjës. Blutë kanë surprizuar ekipin e Mbappe me legjionarin e mbrojtjes në fushë.
Qendërmbrojtësi luajti të gjithë 90 minutat pasi e nisi si titullar. Futbollisit i Kombëtares arritit të ruante mirë sulmuesit e Realit, ku pati dhe një moment nervozizmi me Vinicius për një faull të padhënë që braziliani kërkonte pas një dyluftimi me Marashin.
Festa nisi në stadiumin tjetër të Barcelonës pasi arbitri mbylli takimin. Kumbulla u pa mjaft i gëzuar pas përfundimit duke përqafuar këdo për këtë arritje gjigande. Mbappe pati një rast të artë në fund, por goli i Romeros në minutën e 85-të vendosi magjinë në “RCDE stadium”./newsport/