Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka gjetur golin e parë me Espanjolin në La Liga.

Në minutën e 18-të të sfidës, ai zhbllokoi shifrat duke realizuar kundër Majorkës. Pas një harkimi perfekt nga Jofre drejt zonës, mbrojtësi gjuajti me kokë duke shkundur rrjetën e Greif.

Në këtë mënyrë Kumbulla ka përshëndetur edhe trajnerin Silvinjo i cili një ditë publikoi listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e tetorit.