Marash Kumbulla ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të Kombëtares në dy ndeshjet e nations League. Mbrojtësi së bashku me Ardian Ismajlin zëvendësuan më së miri Gjimshitin dhe Ajetin, të dy të dëmtuar.

24-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka shkruar se ka kaluar ditë të bukura me Kombëtaren, ndërsa ky grup lojtarësh është vërtet i jashtëzakonshëm. Ndër të tjera shpehet i bindur se ekipi do të arrijë rezultate pozitive në ndeshjet e muajit tetor dhe se do të ecin lart me aftësitë që kanë.

“Sa ditë të bukura kalova me Kombëtaren time dhe me këtë grup djemsh të jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur me paraqitjen, por jo për rezultatin e djeshëm, kemi ende ndeshje të rëndësishme në Nations League që mund dhe duhet t’i fitojmë. Ecim përpara të bindur në aftësitë tona! Forca Shqipëria”, ka shkruar mbrojtësi.

Kujtojmë se Shqipëria fitoi 2-1 ndaj Ukrainës në transfertë, ndërsa u mposht 1-0 nga Gjeorgjia në “Air Albania”. Pas 2 ndeshjeve kuqezinjtë mbajnë vendin e 2-të në grupin B1 të Nations League me 3 pikë.