Marash Kumbulla ndaj Andorrës zëvendësoi në pjesën e dytë Berat Gjimshitin. Ky i fundit po ndjente pak dhimbje dhe stafi vendosi të mos rrezikonte.

Kumbulla bëri një ndeshje pozitive, teksa ka reaguar ditën e sotme në rrjetet sociale. 25-vjeçari shprehet mjaft i lumtur që vesh fanellën kuqezi, ndërsa ndër të tjera shkruan se do të shihemi në sfidat e radhës, duke iu dërguar një “sms” edhe rivalëve.

“Gjithmonë një nder dhe emocion i madh të veshësh këtë fanellë! Shihemi në sfidat e ardhshme. Forca Shqipëri!”, ka shkruar Kumbulla.