Të vraposh në dimër është një sfidë për të gjithë, por të vraposh në dimër në zonën e Jacuzia, në Siberi (Rusi), në temperaturën -50 gradë, është një “çmenduri”. Kjo është një sfidë për çdo qënie njerëzore, që kërkon të provojë veten në një temperaturë ekstreme.
Fundjavën e kaluar, 16 persona të dashuruar pas dëborës dhe vrapit, kanë ndërmarrë këtë inisiativë. Mes tyre, një 71-vjeçar, që bashkë me 15 kolegë të tjerë ka sfiduar të pamundurën, duke vrapuar në një temperaturë që shkoi deri -52 gradë. Garë e cila u zhvillua në qytezën e Oymako.

Nga maratona e zhvillua ne Siberi
5 distancat e planifikuara ishin: 5km, 10km, 20km, 30km dhe 40km, ndërkohë që në diell temperatura shkoi -48 gradë. Sipas organizatorëve dhe mediave ruse, atletët arritën rezultate të kënaqshme për kushtet ekstreme ku u zhvillua kjo garë.
Ice-encrusted athletes compete in the world's coldest race in temperatures of -61F in Russia – but nobody manages to finish it
The race was held in the village of Oymyakon in Russia's remote Yakutia region
Organisers said 16 runners took part in the marathon, pic.twitter.com/khW8LZoNeZ— Nico Spalato (@NikeSpalato) January 11, 2019
Natyrisht që nuk mund të realizohen kohët e një maratone që zhvillohet në kushte normale, pasi kjo sfidë kërkon më shumë kohë. Distanca e 40km e realizua vetëm nga kryetari i fshatit, Ilya Pesterev, që dha kohën 3h53’. Atleti më i ri ishte 21 vjeç, që përskoi distancën 10km në 1h18’.
Në këtë sfidë të akullt mori pjesë edhe kampionia e Europës në maratonë, rusja Valentina Durguyeva. Ajo përshkoi distancën 25km, në kohën 4 orë./telesport/