Për të gjashtin vit me radhë u organizua “Maratona e Pavarësisë”, nisja e së cilët këtë vit u bë nga Shkodra. Në sheshin para Bashkisë kishte dalë për të përcjellë garuesit edhe kryetarja e Bashkisë, zj.Voltana Ademi si dhe drejtues të tjerë të pushtetit lokal dhe qytetarë të ndryshëm dhe interesant ishte fakti se pjesmarrës në të kanë qenë qytetarë jo vetëm nga Shkodra por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë. Po ashtu edhe nga Mali i Zi dhe si dhe disa shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo Maratonë u organizua në bashkëpunim mes Bashkisë Shkodër, Komunës Ulqin dhe Këshillit Nacional Shqiptar në Mal të Zi.
Guri Muça themeluesi I Maratonës së Pavarësisë I cili cdo vitë udhëton nga Nju Jorku për të qenë pjesë e kësaj e saj cdo vit shprehet se është dashuria për vendin që duhet të dominoj tek secili prej shqiptarëve. Por ndërkohë nuk ka munguar pjesmarrja në këtë aktivitet edhe e të huajve.
Njëri prej deklaroi: “Jam nga Bufallo të Amerikës dhe kjo është shumë interesante për mua që të bëhem pjesë e maratonës së pavarësisë. Vetë fakti që vrapoj për në Malin e zi për mua është shumë interesnate. Gezuar pavarësinë”. Maratona e Pavarësisë zë fill me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë kur Guri Muça dhe Mike Berkani emigrant shqiptar nga Mali I Zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë simbolike vrapuan nga Ulqini drejtë Shkodrës. Duke u pasuar më pas me iniciativen e Sotir Qirjaqit maratonistit legjendar të Shqipërisë dhe me institucionalizimin mes Bashkisë së Shkodrës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi.
© shkodrasport.com