Armando Sadiku ka arritur të fitojë formën e tij më të mirë fizike në kampionatin spanjoll. Pas një aventure të dështuar pak kohë më parë me Levanten, ai u rikthye në Ligën e Dytë dhe me fanellën e Malagës po shënon gola të shumtë duke u kthyer në protagonsit. Sulmuesi i Kombëtares po shënon gola të shumtë këtë sezon por ka një problem.
Me 6 golat e shënuar, Sadiku i ka dhënë skuadrës së tij vetëm 2 fitore deri më tani dhe golat e tjerë nuk kanë mjaftuar për të marrë pikë.
Një artikull i tillë me statistika, është publikuar nga prestigjiozja MARCA e cila e ka konsideruar Sadikun një sulmues surprizë që nuk priste të bënte paraqitje të tilla.
MARCA shkruan se paraqitjet që po bën Sadiku, janë surprizuese pasi nuk pritej duke menduar paraqitjet që ka bërë dikur me Levanten.
Megjithatë, në Spanjë janë skeptikë për paraqitjet e Sadikut dhe fakti se i ka dhënë skuadrës pak pikë, drejtuesit e Malagës kanë nisur nga puna për të gjetur edhe një tjetër sulmues që mund të bëjë mirë. /VipSport/