Cristiano Ronaldo derdhi lot pas largimit të kombëtares portugeze nga Kupa e Botës 2022. Siç e dini, Portugalia u mposht nga Maroku.

Dukej se ky ishte shansi i fundit i Ronaldos për t’u bërë kampion bote, por jo. Cristiano i ka vendosur vetes synimin për të garuar në Kupën e Botës në vitin 2026. Marca flet për këtë, nisur nga informacionet e rrethit të Ronaldos.

Në vitin 2026, kampionati botëror do të mbahet në tre vende njëherësh, në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Nëse Cristiano Ronaldo shkon në këtë turne, ai do të luajë atje në moshën 41-vjeçare.

Shtojmë se Cristiano Ronaldo fitoi Kampionatin Evropian (2016) dhe Ligën e Kombeve (2019) me kombëtaren portugeze.