Ne Shkoder ndoshta nuk kane gjetur shume hapesire dhe per rrjedhoje ne Ballsh i kane mirepritur. Marçelino Preka dhe Angjelo Radovani jane dy prej kater futbollisteve shkodrane qe ne sezonin e ri do te luajne per ballshiotet.
U ndalem tek keto dy lojtare ngaqe kemi kete foto te tyre. Njeri- Marçelino Preka eshte vetem 17 vjeç dhe premton shume sepse eshte edhe kontigjent i ekipeve kombetare.
Luan ne rolin e mbrojtesit te qendres dhe deri me tani ka provuar te luaje me ekipe te ndryshme te Europes por nuk ia ka dale dot si rrjedhoje e faktit qe shqiptaret e kane te veshtire te çajne pa mbushur 18 vjeç.
Tjetri- Angjelo Radovani, luan ne repartin e sulmit dhe i ka te dhenat per t’u bere nje lojtar i rendesishem ne kete repart.
Te Vllaznia ndoshta nuk i besuan dhe per rrjedhoje, drejtuesit e Bylisit i qendruan afer duke firmosur me te./SHKODRA-SPORT.COM/