Marçelino Preka erdhi te Bylisi në verën e shkur kur ishte pjesë e Kombëtares U-17, por mbrojtësi nga Shkodra filloi të luante me ekipin e parë dhe atë U-21 e si rrjedhojë, ai u bë pjesë e kuqezinjve U-19. 17-vjeçari është lojtari më i ri që luan titullar në Superiore, ndërsa ka luajtur në shtatë ndeshje kampionati dhe në Kupën e Shqipërisë me mallakastriotët.

Preka duket se tashmë është kandidat dhe në grumbullimin e radhës, me shumë gjasa do të jetë në listën e Shpresave U-21. “Kam luajtur disa ndeshje në Superiore, tashmë nuk mendojs e do të eci me atë shprehjen e debutuesit apo lojtari më i vogël. Nëse mer përsipër që të hysh në fushë dhe mer besimin e klubit dhe trajnerit atëherë duhet ta justifikosh.

Dita-ditës po rritem dhe mendoj që të jap më të mirën. Në Ballsh kam mbështetjen maksimale të shokëve sa herë që jam në fushë, të gjithë më ndihmojmë dhe më japin përkrahje kjo është shumë për një lojtar të ri”,- tha Preka fillimisht.

“Normalisht që e pres dhe kam besim shumë se do ta juatifikoj. Po punoj shumë me skuadrën U-21 dhe atë të Superiores, fanela kuqezi është privilegj për mua e çdo të ri shqiptar. Unë nuk do e zhgënjej trajnerin Bushi dhe shpresoj që kjo ëndërr e imja të realizohet sa më shpejt”.

Bylisi e luan ndeshjen e radhës me Kastriotin në Ballsh dhe Preka flet edhe për sfidën e radhës në “Adush Muça”. “Luajmë një duel shtëpie, e kemi ndeshje radhe dhe dihen detyrat, luajmë vetëm për tri pikë. Kemi një moment të mirë, por ndeshjet ndryshojnë në varësi të nevojave e synimeve që kanë kundërshtarët.

Po punojmë shumë që ta fitojmë këtë ndeshje në shtëpi sepse na duhet ky 3-pikësh. Në momentin që eshtë gara ne kemi nevojë për sa më shumë pikë, brenda dhe jashtë fushes sonë. Por duke bërë mirë detyrat e shtëpisë që janë parësore, shkojmë mirë edhe në vijimin e garës”,- tha 17- vjeçari i Bylisit, Marçelino Preka./vipsport/