20 vjeçari shkodran Marçelino Preka u be protagoniste mbremjen e se henes kur me nje goditje te sakte me koke duke kercyer me lart se dy mbrojtesit e Vllaznise Juriç e Stojanoviç, e dergoi topin ne rrjeten e portes shkodrane duke i dhene avantazhin 2-1 Partizanit.
Por ai nuk ka festuar ne ato momente, nderkohe qe ka treguar stemen e fanelles se kuqeblu. Duke folur sot per mediat e shkruara, mbrojtesi shkodran e ka shpjeguar keshtu kete moment:
“Jam shumë i lumtur për golin. Pavarësisht se unë jam mbrojtës dhe goli nuk është detyrë primare për mua, kur shënon të jep një ndjenjë çlirimi dhe vetëbesim më të madh. Do të mundohem që këtë ta shfrytëzoj në vazhdimësi. Nuk zgjodha të festoj në shenjë respekti ndaj qytetit tim, Shkodrës”.
Ai ka folur edhe per fitoren per te cilen ka shtuar: “Po kalojmë një moment shumë të mirë, duke marrë fitore njëra pas tjetrës, por e rëndësishme është ta mbajmë ritmin dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive deri në fund, për të pasur gjithçka në dorën tonë në fund të kampionatit.
Nuk di të them nese na e beri me te lehte fitoren forma e dobet e Vllaznise, por ne pasi shënuam golin e parë fituam shumë besim. Pavarësisht se na barazuan, ishim të bindur dhe kishim shumë besim se do të shënonim sërish për ta fituar këtë ndeshje. Ia dolëm në mënyrë bindëse dhe kjo është ajo edhe çka na kënaq më shumë, pasi në sfidat e tjera kemi hasur vështirësi dhe i kemi zgjidhur kryesisht në minutat e fundit”./SHKODRA-SPORT.COM/