Marçelino Preka ishte heroi i Partizanit, në duelin ndaj Bylisit. Mbrojtësi shënoi golin e fitores. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, 21-vjeçari u shpreh:

“Kemi 3 ndeshje që nuk pësojmë dhe kjo është e rëndësishme. Goli e kishim punuar në stërvitje, ishte skemë e trajnerit dhe besonim shumë që do të shënonim nga standartet.

Meritë ka gjithë ekipi që nuk pësojmë gol, nuk është vetëm meritë e imja. Ky është viti im, s’keni parë gjë akoma”, u shpreh mbrojtësi për mikrofonin e RTSH Sport.